Po bën xhiron e rrjetit historia e pabesueshme e Diffy, një qenush nga Bangkok, të cilit pronarja ka vendosur t’i lyejë qimet. Lyerja i ndjekur nga një reaksion alergjik, i shkaktuar nga produktet e përdorura te kafsha. Si pasojë Diffy ka humbur edhe njërin nga veshët.

Pak pas lyerjes, një nga veshët e qenushit Diffy në fakt është fryrë. Qeni në atë pikë është dërguar te veterineri dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të këpuste veshin në mënyrë që infeksioni mos të përhapej.

Ka qenë vetë pronarja e Diffy ajo që ka ndarë ngjarjen e asaj që ndodhi në rrjetet sociale, duke akuzuar dyqanin që i shiti bojën. Sipas gruas substanca kimike mund të ketë shkaktuar një reaksion alergjik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: