TIRANË

Dy ish-deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias, të cilët kanë zbarkuar në Tiranë për të analizuar të gjithë problematikat e hasura me pronat në Shqipëri. Pas takimit, Tabaku foli për mediat, ku tha se  prona dhe politikat e qeverisë Rama kanë përkeqësuar gjendjen. Ajo tregoi detaje se çfarë diskutuan dhe cilat janë pikat ku duhet të ndërhyhet në këtë çështje.

“Sapo përfunduam një takim me Komisionin e Venecias, të cilët kanë ardhur për të bërë një analizë për pronat në Shqipëri. Ne patëm mundësi të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me pronat  që nga viti 2013.  Diskutuam gjerësisht dekretin e presidentit për kadastrën. Shpalosëm çdo gjë që ka ndodhur me pronën private dhe atë publike. Çështja e pronave është vënë në fokus si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen  e negociatave. Të drejtën e pronës nuk e merr askush, as Edi Rama”-tha Tabaku.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Bylykbashi kritikoi veprimet e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit ka bllokuar procesin e kthimiti të pronave tek ish-pronarët.

“Shpjeguam themelin e mekanizmin djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve për të marrë të drejtën e tyre. Rama ka vënë një mekanizëm me të cilën ka rishpronësuar sërish pronarët. Ky proces bllokoi kthimin e pronave. Ka një qëllim të vetëm, që të marrë këto prona e tua japë oligarkëve për të zhvilluar interesin e tyre, sikur të ishte interes publik. Interesi publik Bëmë të qartë që fikja dhe eliminimi i Gjykatëse Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve që shtë i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese. Këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve, PD do t’i zhbëjë”-tha ai.

Delegacioni i Komisionit të Venecias zhvilloi dje një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, ku natyrisht temë kryesore ishte çështja e pronave dhe problemet që burojnë prej saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb