TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pasi Komisioni i Ekonomisë hodhi poshtë katë dekretet e tij për 4 ligje të rëndësishme që i kishte kthyer Kuvendit, ndërkohë që është mbledhur edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij.

Kreu i Shtetit ka kujtuar 18 tetorin, ditën kur do të jepet edhe vendimi për çeljen e negociatave dhe thekson se propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për hapjen e tyre.

Sipas Metës, spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës dhe nënvizon se respektimi i Kritereve të Kopenhagenit është i pashmangshëm.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”, shkruan Meta.

Meta Fb
Meta Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb