Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë fjalës të tij të mbajtur përpara gazetarëve deklaroi se Rama bën vetëm propagandë.

Basha theksoi se rruga europiane paraqitet e vështirë, kurse ka shtuar se ka biseduar me aleatët gjermanë e se ata i kanë kërkuar plotësimin e disa kushteve, ku ndër të tjera përmendi edhe dënimin e personave që përmenden në përgjimet e blerjes së votave, kryesisht në Dibër.

Të dashur bashkëqytetar. Edi Ramës i ka dalë bopja me propagandën e tij bajate. Hyrja në BE nuk është proces i lehtë, por është proces që kalon përmes përmbushjes së kërkesave dhe kritereve. Gjatë takimeve që kam pasur me ndërkombëtarët, ata kanë kërkuar përmbushjen e kërkesave për anëtarësim.

Parlamenti gjerman ka thënë se Shqipëria do të shkojë përpara me një reformë në drejtësi sipas Kushtetutës, me luftimin ndaj krimit dhe një procesi zgjedhor të rregullt. Ky është edhe qëndrimi i Partisë Popullore Europiane, që është grupimi më i madh politik në Europë. Kushtet janë e zeza mbi të bardhë”, tha Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb