KOSOVE- Një i ri nga Prishtina ka zgjedhur një mënyrë të veçantë propozimi për fejesë. Mesnatën e të dielës, Edon Haliti me ndihmën e të afërmeve shkoi pranë shtëpisë së të dashurës së tij, Shendrita Hamza ndërkohë që ajo sapo kishte renë ne gjumë.


Pasi ka përgatitur surprizën duke ndezur qirinjte në formën e zemrës dhe me shkrimin përkatës, ai e ka marrë në telefon duke i kërkuar të dale në ballkon. Nga kati i 9 vajza e emocionuar ka pranuar propozimin e tij.


E urojmë çiftin të trashëgohet, dhe pse jo një mënyrë e mirë për të marrë shembull beqarët.


(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: