Një pilot polak i propozoi për martesë të dashurës së tij stjuardes gjatë një fluturimi nga Varshava në Krakov dhe ajo tha po.

Siç raporton CNN, kompania ajrore polake “LOT Polish Airlines”, ka postuar videon përkatëse në Facebook, duke treguar me gjithë madhështinë e saj momentin kur piloti Konrad Hank pret pasagjerët dhe më pas teksa mban një buqetë, i kërkon të dashures të martohet me të.

“Ka një person shumë të veçantë në fluturimin e sotëm dhe shpresoj se ai nuk e pret atë që kam për të thënë. Zonja dhe zotërinj, rreth një vit e gjysmë më parë, në këtë punë, takova personin më të mrekullueshëm që më ndryshoi plotësisht jetën,” vazhdoi Hank.

“Ti je gjëja më e çmuar për mua. Ti je ëndrra ime më e madhe e realizuar. Prandaj më duhet të të kërkoj diçka, dashuria ime. Do të martohesh me mua?”, tha piloti polak duke i buzëqeshur gruas së jetës së tij që ndodhej në anën tjetër.

Ajo vrapoi nëpër korridor për ta gjetur atë

Më pas, siç shihet në video, zonja Paula vrapon në rreshtin e avionit duke kërcyer nga gëzimi për të përqafuar të dashurin e saj dhe për t’i thënë se ajo e pranon propozimin për martesë. Pastaj piloti i dha asaj monopetro, siç është zakoni.

“Nuk e di nëse kjo është dora e duhur për këtë,” u përgjigj ai duke buzëqeshur ndërsa i vendosi unazën. Videoja ka marrë mbi një mijë komente në Facebook, raporton CNN.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: