TIRANE

Për Lulzim Bashën, masat e propozuara nga PD me qëllim përballimin e situatës pas përhapjes së koronavirusit në vend, janë përshtatur për kushtet e Shqipërisë, dhe qeveria duhet t’i verë ato në zbatim pa humbur kohë.

Në një lidhje telefonike për News24, Basha kërkoi nga kryeministri Rama të lerë batutat, e të miratojë pa vonëse propozimet e PD, për t’I dhënë frymë ekonomisë.

Pjese nga Intervista:

“Do të uroja shumë që në vend të debatit politik e batutateve, që nuk sjellin ushqim për shqpitarët e pajisje për shëndetësinë, të fokusohemi të këto masa, të përshtatur për kushtet e Shqipërisë, për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.”

Është një situatë emergjente, e gjen Shqipërinë në rast specific, u goditëm nga tërmeti, kemi qytetarë ende në cadra..

Problemi i tërmetit na sjell në vëmendje domosdoshmërinë e të vepruarit në kohë, jo pas pilafit. Propozuam masa për kontenierë e nuk u morën, sot kemi dyfish problem se sot janë në cadra e rrezikohen edhe nga koronavirusi. Ndaj më mirë të mendohet për një javë më vonë, një muaj më vonë. Për t’u bërë gati me të gjithë pasojat që do të sjellë kjo epidemic. Nuk do lodhemi së propozuari janë për të cdo shqiptar. Të gjithë do përfitojnë. Nuk i bëjmë për të nxjerr zbuluar të parin e qeverisë, nuk bëhet për të fituar zgjedhjet, bëhet për të shkuar përtej Bashës e Ramës, politika ndalet, vlera e vetme është cfarë mund të bëjmë së bashku që t’ja dalim mbanë me sa më pak pasoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb