Propozimet e Federatës Shqiptare të Futbollit gjetën mbështetjen e Kryeministrit Rama, mbi të gjitha sa i përket atyre që shkaktojnë dhunë ku pritet ndryshim i menjëhershëm në kodin penal për të dënuar më tre vite ata që shkelin fushën e gjelbërit. Presidenti i Kukësit ,Safet Gjici shkon edhe më tej duke kërkuar dënim më të ashpër:

“Është hera e parë që një kryeministër ulet për futbollin. Kemi ardhur për të folur për futbollin dhe them se dhuna në futboll na ka marrë në qafë ne këta 5 apo 10 palo tifozë dhe nuk kemi mundur dot që këta tifozë që prishin klimë t’i ndëshkojmë. Këta tifozë dhe ata presidentë që ushtrojnë dhunë të përgjigjen para ligjit.

3 vite burg më duken pak, pasi kemi investuar për të bërë futboll dhe jo dhunë. Kërkojmë që afatet të jenë të përshpejtuar ose të tërhiqemi nga klubet dhe t’i mbajnë bashkitë. Ne që investojmë para nuk jemi pronarë. Asnjë nuk është pronar përveç Partizanit që është 100 % privat.

Mesa di unë presidenti i Flamurtarit ka investuar 8 milionë euro, por nuk është pronar i klubit. Sa i përket mos deklarimit të rrogave është e vërtetë. Askush nuk deklaron kontrata të rregullta pasi nuk na njihet asgjë”, u shpreh Gjici.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb