TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka folur për Kryesinë e re të PD dhe pozicionin e ti që ai mori.

Çlirim Gjata tha se pranoi të hyjë në konkurrencë në PD për të dhënë kontributin e tij, ndërsa ka treguar edhe faktorët që ndikuan në përzgjedhjen e tij si sekretar për çështjet ligjore. Gjata u shpreh se propozimi i parë nga PD ka qenë në vitin 2003, propozim që i ka ndryshuar jetën.

“Pranova të hy në një konkurrencë në PD për kontribut. Mendoj që kontributi i parë është në situatën ku ndodhemi më pas çfarë vjen me pas, flasim sërish. Komunikimi ka qenë i përbashkët me PD. Propozimi i parë ka qenë në vitin 2003 për t’u organizuar në KQZ dhe pati një lloj besimi. Ai propozim ndryshoi jetën time në kuptimin e mirë të fjalës. Ndryshoi kërkesat e mija. Një tjetër faktor është komunikimi me mediat që kam pasur. Ajo që dua të them është se është një vijimësi, pasi kam qenë gjyqtar apeli, pedagog, doktor shkencash etj. Këtë të fundit na vjen dhe zor ta themi (qesh)”- tha Çlirim Gjata.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: