TIRANE-Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese voton propozimin e Komisionit të Ligjeve për uljen e gjobave nga 20 deri në 30 mijë lekë për gjobën e kalimit të semaforit me të kuq.

Duke folur në mbledhjen e sotme te komisionit, kryetari Eduard Shalsi tha se “Nuk duhet të dalim në mbrojte të shkelësve të ligjit. Shqetësimi për gjobat është për mënyrën e konstatimit të shkeljes së semaforit. Dhe duhet të jetë një mënyrë më precize. Kolegët kanë qenë të shqetësuar për këtë cështje. Komisioni i Ligjeve ka gjykuar t’i ulë gjobat nga 40-50 mijë lekë, në 20-30 mijë lekë”.

Propozimi i komisionit të Veprimarive Prodhuese do të miratohet në mbledhjen e seancës parlamentare të enjten dhe do të hyjë në fuqi pas dekretimit nga Presidenti dhe botimit në fletoren zyrtare.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb