Është një shkencë e thjeshtë: Ndërkohë që kalon mosha, prostata – një gjëndër në formë arre e vendosur poshtë uretrës – rritet edhe më shumë. Nëse bëhet shumë e madhe, gjëndra shtyn uretrën dhe vështirëson procesin e zbrazjes plotësisht të fshikëzës. Kjo shkakton disa simptoma të lidhura me hiperplazinë prostatike beninje, termi mjekësor që përdoret për zgjerimin e prostatës për arsye jo të rrezikshme, përfshirë edhe kancerin.

Simptomat e një prostate të zmadhuar janë: nevoja e vazhdueshme dhe urgjente për të urinuar, vështirësi në urinim dhe zbrazjen e plotë të fshikëzës, ose nevoja për të urinuar gjatë natës.

Në disa raste, kur simptomat bëhen realisht bezdisëse, mjekët mund të rekomandojnë ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr inde të prostatës ose për të zgjeruar uretrën. Por, kjo procedurë invazive mund të shkaktojë efekte anësore, si problemet me urinimin ose disfunksioni erektil.

Një studim i ri sugjeron një mënyrë më pak invazive për të trajtuar prostatën e zgjeruar. Trajtimi përfshin bllokimin e rrjedhjes së gjakut dhe oksigjenit në pjesë të caktuara të prostatës, që ndihmoi në tkurrjen e saj tek 1000 meshkuj. Procedura rezultoi e suksesshme në 78% të rasteve edhe pas 3 vitesh./shendeti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb