Policia ka finalizur në Rinas një operacion, duke arrestuar tre shtetas kinezë dhe proceduar një tjetër. Kinezët dyshohet se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe prostitucionin. Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

“Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Electronics”.

Dyshohet se organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit, vihen në pranga 3 shtetas kinezë, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen pajisjet elektronike, në të cilat, gjatë këqyrjes, Policia gjeti dhe administroi faqe  për organizimin e lojërave të fatit dhe të prostitucionit.

Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Electronics”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:

  • foto galeri
  • foto galeri
  1. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë.

Në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në valixhet e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat ata po tentonin t’i kontrabandonin në Shqipëri. Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Prostitucioni” dhe “Organizimi i lojërave të palejuara””, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: