ITALI- Emisioni investigativ i Italia 1, “Le Iene” (Hienat) i ka kushtuar një speciale femrave që ushtrojnë e shfrytëzohen për prostitucion, duke intervistuar vajza shqiptare. Në një vëzhgim të bërë në rrugët e Milanos, “Le Iene” thekson se shqiptarët kontrollojnë një pjesë të mirë të prostitucionit në Itali.

Investigimi eshte perqendruar në Pavia dhe Siziano në Milano, ku shqiptarët janë drejtuesit e këtij biznesi fitimprurës. “Kam dalë në rrugët e Milanos, dhe në këto rrugë provinciale, çdo ditë shoh me dhjetëra vajza shqiptare që prostituojnë. Çdo 100 metra sheh një prostitutë, të cilat të japin përshtypjen se dikush i detyron të dalin në rrugë, por nuk është ashtu siç duket”, thotë gazetari Luigi Pelazza. Ai është maskuar si klient dhe nga interesimi si i tillë zbulon se për të kaluar një orë me prostitutën në një nga motelet e zonës, kushton 80 euro.

Ai bisedon me një vajzë shqiptare. Vajza zhvishet nudo dhe i pergjigjet interesit të klientit gazetar;

Gazetari: Sa fiton në muaj mesatarisht’?
Vajza: 10 000
Gazetari: Ku i çon kaq shumë para?
Vajza: I dërgoj në Shqipëri, ndërsa një pjesë ja dorëzoj tutorit

Ajo thotë se paguan 1 mijë euro në muaj për vendin në rrugë, që e cilëson si vendin e punës. Vajza paguan ‘qira’ për zonën ku ushtron profesionin dhe këtë pagesë ia kryen po një shqiptari. Sipas vajzës, askush nuk mund t’ia zinte vendin tutorit të saj. E pyetur nëse synohej diçka e tillë, ai vritej, madje ka deklaruar dhe ka pasur edhe dy viktima nga kjo luftë për territor. Emisioni “Le Iene” ka dërguar një vajze shqiptare në atë zonë, që shtiret si prostitutë dhe ajo është kërcënuar nga “konkurrentja”.

Prostituta: Do të të kap prej flokësh! Zhduku që këtu!”

Prostituta sulmon edhe gazetarin shqiptar që shoqëronte vajzën e shtirur si prostitutë. Këtë herë prostituta flet në shqip.
Prostituta: Zhduku dhe ti dhe ajo, bashkë. Çoje ku të duash, mua s’më intereson.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb