Juljan Shehu ishte protagonist në elitën e Polonisë, teksa realizoi gol me skuadrën e tij Widzew Lodz, në ndeshjen ndaj Lechia Gdansk.

Mesfushori i kombëtares dhuroi një paraqitje pozitive, teksa është përfshirë në formacionin e javës.

Shehu u aktivizua për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 7.9.  26-vjeçari ka luajur 25 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola. Për të ky është sezoni i 3-të në Ekstraklasa në Poloni, ndërsa më herët mbahet mend për përvojën te Laçi.

 

Deed
Deed

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb