Cenk Tosun ishte një nga më të mirët te Turqia në fazën e grupeve të Europianit.

“Ne e përfunduam grupin në vendin e dytë me gjashtë pikë. Tani do të përballemi me Austrinë. Pësuam një humbje të rëndë në një ndeshje miqësore në mars, këtë herë duam të fitojmë”.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar, por jam edhe më i lumtur sepse skuadra fitoi dhe u kualifikua. Ne gjithmonë luajmë duke ëndërruar të përsërisim sukseset e Euro 2008. Gjithashtu, dua të falënderoj tifozët tanë, sepse ata na bëjnë të ndihemi sikur ndeshjet janë luajtur në Turqi” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb