TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur me një mesazh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ish-Presidentit të Italisë Giorgio Napolitano.

Meta shprehet se Napolitano ishte përkrahës i fuqishëm i përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe protagonist i rëndësishëm në historinë politike italiane dhe europiane.

“???? I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit, Giorgio Napolitano, përkrahës i fuqishëm i përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Protagonist i rëndësishëm në historinë politike italiane dhe europiane, kontributi i tij i vyer në forcimin e marrëdhënieve tona strategjike me Italinë mike do të nderohet gjithmonë me respekt!
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe popullit italian për këtë humbje të pazëvendësueshme!”, deklaron Meta.

Meta Napolitano
Meta Napolitano

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb