TIRANË

Një ditë para protestës së shtatë kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha iu është drejtuar me një tjetër thirrje qytetarëve, ku kërkon prej tyre që të “derdhen” në Tiranë të dielën për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.


Krye demokrati thotë se nuk ka asnjë hap pas deri në çlirimin e vendit nga e keqja, e cila sipas tij, ka zaptuar çdo pjesë të vendit.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa“-shkruan Basha teksa publikon edhe videon.

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë iu drejtua me një letër të shtatë publike qytetarëve demokratë, ku tha se vendimi i partisë së tyre për mospjesëmarrje në zgjedhje është një tradhti nga lidershipi. Ai theksoi se zgjedhjet janë demokratike edhe pse opozita është jashtë gare për 30 qershorin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: