TIRANE

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, në protestën e 9 kombëtare të opozitës së bashkuar kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se beteja e nisur nuk do mbarojë me largimin e Ramës, por vetëm kur të vendosen kushte për Shqipërinë si gjithë Europa.Basha theksoi se standardi europian kalon në dy kushte: Largimi i panegociueshëm i Ramës si edhe lirimi i protestusve të arrestuar e cuarja në burg e vjedhësve të votave.

“Ky oqean shprese, ky bashkim i jashtëzakonshëm është frika më e madhe e Ramës, është shpresa besmi i cdo shqiptari të ndershëm te ndryshimi që po vjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Për Shqipërinë si gjithë Europa ka nisur kjo betejë e sot, nga ky shesh në emrin e gjithësecilit prej jush, e të rinjve e të rejave, të vogëlushve tanë, të fëmijëve tanë, dua të zotohem para Kombit dhe para Europës e perëndimit se kjo betejë nuk do mbarojë me largimin e ramës po vetëm kur të vendosim kushte për Shqipërinë si gjithë Europa.

Gjatë kësaj jave e asaj që shkoi cdo kush cdo përfaqësues i demokracive perëndimore që nuk ka besuar krimin e organizaur bandën në pushtet më në fund e ka kuptuar se përballë tyre ka qëne një kryemafioz, atyre u them se standardi europian kalon në dy kushte:

Largimi i ramës është i panegociueshëm. Dhe zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë ata që protestuan për liri e demokraci e pa future në qeli ata që vodhën votata nuk ka zgjidhje politike. Ua kemi borxh gjithësecilit prej jush, që këtë krizë të thellë mos ta mbyllim me një marrëveshje politike, bazuar mbi pazare politike, kjo krizë duhet e do të mbyllet jo mbi pazare por mbi parime e sot dua ta them qartë se parimi i parë është cuarja para drejtësisë e burgut atyre që i vodhën votën shqipttarëve. Ta dijë mirë Edi Rama, ne nuk bëjmë asnjë hap pas, nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Aleanca qytetare është në këmbë.” U shpre Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb