TIRANË

Vetëm 60 minuta para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar Tirana duket ende e qetë. Vetëm forcat e shumta të policisë, makinat e blinduara të tregojnë atë që pritet të ndodhë pas pak minutash në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë një vëzhgim rreth e qark kryeministrisë për të treguar atmosferën që mbizotëron.

Ndërkaq të rinjtë demokratë kanë nisur përgatitjet me kolonën zanore. Një numër i madh mjetesh ndodhet nga ana e pasme e kryeministrisë, mes tyre shumë të blinduara. Po kështu ka dhe një numër efektivësh që ndodhet në gatishmëri. Kjo është protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa e dyta që zhvillohet pasdite.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb