Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, një ditë përpara protestës së 11 korrikut, ka shpërndarë fotografi të simpantizantëve të Partisë Demokratike, si dhe qytetarëve të Tiranës.

Këlliçi theksoi se qytetarët presin me padurim largimin e kësaj qeverie antikombëtare dhe hajdute, duke shtuar se maxhoranca aktuale ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.

“Edhe 1 ditë na ndan nga protesta e 11 korrikut. Qytetarët presin me padurim ndryshimin dhe largimin e kësaj qeverie antikombëtare, e cila i ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.

Dyshja Rama – Veliaj kanë vjedhur Shqipërinë dhe Tiranën, si askush më parë.

Njësia 5 do të jetë aty, në protestë përballë kryeministrisë, për të kërkuar llogari për çdo padrejtësi e vjedhje që firmoset në atë godinë, mbi të gjitha për qindra milionat e vjedhura deri tani me inceneratorin fantazmë dhe skemën kriminale 5D!

O sot, o kurrë 🇦🇱”, u shpreh Këlliçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb