Vetëm 24 orë para e protestës së 11 korrikut, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së PD-së, kanë zhvilluar takime me banorët e Laprakës në Tiranë.

Teksa shpërndanin fletpalosje, Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik, ora 20:00 kundër regjimit kriminal dhe anti-europian të Edi Ramës.

“Kjo protestë është për çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur ekonomikisht nga regjimi autokrat i Ramës. Kjo qeveri ka synim të vetëm të pasurojë veten, teksa qytetarët preken ekonomikisht dita ditës, ndërsa bizneset ulin qepenat për shkak të taksave të larta,” u shpreh Noka teksa shpërndante fletpalosje në zonën e Laprakës.

Noka gjithashtu i bëri thirrje çdo demokrati, që kërkon largimin e kësaj qeverie të korruptuar, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik, në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë historia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb