Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 50 protestues. Në vendimin e gjykatës u mor masa e “arrestit me burg” për 20 protestues. Ndërkaq, për 11 protestues u dha masa “arrest shtëpie” dhe për 19 të tjerë masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Protesta e 11 majit, zhvilluar nga opozita e bashkuar u kritiikua edhe nga ambasadat  në vendin tonë. Ndërkombëtarët deklaruan se në atë protestë është përdorur dhunë.

Edhe dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan i janë drejtuar me një letër të hapur qytetarëve shqiptarë, ku u kërkojnë atyre se është koha e duhur për t’i treguar botës se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike. Duke iu referuar protestës së 11 majit dy eurodeputetët thanë se “Pamjet japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti”. Fleckenstein dhe Kukan thonë se dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, zgjedhjet e lira janë rruga e vetme përmes së cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhë sfidat serioze që përjeton.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që 20 prej 50 protestuesve të ndaluar në protestën e 11 majit, të vijojnë të qëndrojnë në burg.

Sakaq për 11 prej tyre u vendos masa e arrest shtëpie dhe për 19 të tjerë është dhënë masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

“Ata që luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme, dënohen. Nuk ka si ndodh ndryshe kur Damian Gjiknuri, hajduti i zgjedhjeve dhe fajtor për shpërdorimin e 40 milionë eurove, gradohet në krye të reformës zgjedhore. Ndërsa qytetarët që dalin në protestë dënohen”, tha ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, pas dhënies së vendimit.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për:

Sami Çela; Amdi Begaj; Drilon Çela; Ardit Boçi; Krenar Potka; Sajmir Pira; Edlir Saraçi; Elgert Gjoni; Gurali Metko; Aleksandër Palaj; Marko Bibaj; Zef Ndoci; Gerjon Rama; Klajdi Halili; Orgest Memaj; Fatjon Gjokrosa; Armand Gjoci; Vition Gjoci; Leonard Hastoci dhe Emiljan Gega.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” për:

Armend Picakun; Aleksandër Çela; Arjan Rexhepi; Gjovalin Vokrri; Ervin Bami; Madrid Ulqinaku; Isuf Peqini; Ergis Luku; Erjon Gjoka; Dylber Gjoka; Emiljan Gjoci.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për:

Ilir Rexhepi; Ronaldi Leka; Alberto Bregu; Elvis Pira; Ibrahim Potka; Enea Hoxha; Angjelin Lleshaj; Gjergji Biba; Mateo Shahini; Ledio Drazhi; Erdi Kollari; Igli Bardhi; Fatjon Fufi; Bob Maluka; Hermest Shukulli; Florjan Uku; Kristian Arapi; Arsel Memaj; Anxhelo Jonuzi

Pas vendimit, ka reaguar Sekretarii Përgjithëm i PD Edmond Spaho, duke thënë se protestuesit e lënë burg janë të burgosur politik. “Ata që luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme, dënohen. Nuk ka si ndodh ndryshe kur Damian Gjiknuri, hajduti i zgjedhjeve dhe fajtor për shpërdorimin e 40 milionë eurove, gradohet në krye të reformës zgjedhore. Ndërsa qytetarët që dalin në protestë dënohen”, tha Spaho, pas dhënies së vendimit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: