TIRANE

Deputeti demokrat Klevis Balliu i pranishëm në protestën e banorëve të ‘Unazës së Re’ u shpreh se kryeministrit Edi Rama i ka hyrë frika në palcë nga protesta e 16 shkurtit. Balliu teksa e cilësoi protestën kombëtare, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen.


“Nuk bën asgjë tjetër veçse vërteton kauzën e re të Unazës dhe frikës që i ka hyrë në palcë Ramës nga 16-shkurti.Të dashur qytetarë sot, po shikoja lajmet që të shtunën janë ngritur postoblloqe nga policia. Edi Rama, as Lleshi nuk do ndalojnë qytetarët më 16 shkurt. Tani nuk mund të ketë më zgjidhje politike përveçse revoltë qytetarë.
Të gjithë duhet ta marrin vesh mirë që nuk ka negociata me Balilin. Këtë kryeministër ka 3-4 vjet që nuk don ta shikojë njeri. Këtë njeri po e mbajnë bandat. Bandat nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e vendit tonë, nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e BE-së, ndaj edhe protesta më 16 shkurt nuk është protestë politike por është protestë kombëtar”, u shpreh ai.


(BalkanWeb)