TIRANE

Në një kohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga protesta e 16-shkurtit, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka renditur kontrabandën e drogës si një nga arsyet kryesore, pse shqiptarët duhet t’i bashkohen opozitës së bashkuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji shkruan se propaganda nuk e mbulon dot dështimin, ndërsa përgënjeshtron edhe deklaratat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe pasardhësit të tij, Sandër Lleshaj.

Deputeti demokrat krahas deklaratave rendit edhe faktet, rastet e shqiptarëve të arrestuar brenda dhe jashtë vendit me aktivitet kriminal.

Postimi i Ervin Salianjit

Propoganda që nuk mbulon dot dështimin, qeveria e ka humbur kontrollin në territor njësoj siç ka humbur logjikën!

Tahiri tha që 99.2% e territorrit është i pastër nga parcelat e drogës, sot Lleshaj deklaroi që 100% e territorrit është i pastër dhe që Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit!

Me një kërkim minimal duket që aktiviteti kriminal jo vetëm që nuk është ndalur por ka avancuar në kokainë dhe heroinë!

Miliona Euro që qeveria i ka lejuar i kanë kapur policitë partnere. Vetëm në Itali janë kapur 34.8 ton kanabis, 270 Kg Heroine dhe kokainë!
Në Greqi 11 ton kanabis dhe heroine dhe kokainë, mediat më prestigjoze flasin pêr mafian që po kontrollon gjithë rrugët në Evropë përveç qeverisë!

Artikujt me poshtë që gjenden lehtesisht janë fakte dhe dhe mund të pêrballen me propogandën bajate të qeverisë!

Kapur nga Policia Italiane
Drogë me vlerë 1 milionë euro, kapet kamionisti shqiptar në Itali
3pako me 155kg droge me vlere 1milion euro
22 Janar, 2019 10:52
Në ‘grep’ nga një pistoletë lodër, shqiptari në Itali kapet me tetë kuintalë drogë
15 Janar, 2019 15:26

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë në Itali, dyshohet se vinte nga Shqipëria
1 Dhjetor, 2018 09:45
Kapet gomonia 7 metra e mbushur plotë me drogë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
535 kg hashash
25 Gusht, 2018 10:47
Diplomati lëshon deklaratën ‘bombë’: Shqipëria është narko-shtet, kapet vetëm 5% e drogës
27 Janar, 2019 19:38
Goditja e katërt e DEA-s ndaj mafies shqiptare: Drogë e banane edhe në Belgjikë, kapet 313 kokainë
19 Maj, 2018 13:36

Kapet tjetër sasi e madhe droge, policia italiane sekuestron 2 ton hashash, 4 shqiptarë në pranga
30 Prill, 2018 13:59
Kapet 270 kg heroinë në portin e Genovas
8 Nentor, 2018 08:53
Itali, kapet gomonia me 352 kg drogë, vinte nga Shqipëria
11 Tetor, 2018 10:25
Momenti kur kapet gomonia me 557 kg drogë, pranga dy shqiptarëve
9 Tetor, 2018 08:43
Lajmi i fundit/ Ndjekje me anije dhe helikopterë, kapet 2 tonë drogë
15 Shtator, 2018 10:09
Kapet skafi me 550 kg marijuanë në Itali, reagon policia: Janë arrestuar…
2 Shtator, 2018 12:24
Kapet në Italia gomonia e nisur nga Shqipëria me 500 kg kanabis, 4 të arrestuar
30 Korrik, 2018 19:08

Në 16 Shkurt të çlirojmë Shqipërinë nga krimi, në këmbë për Shqipërinë ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb