U zhvillua sot protesta e 19 në radhë para Bashkisë së Tiranës. Për gati një orë opozita protestoi para bashkisë, ndërsa nuk pati incidente dhe as djegie gomash.

Gazetari Osman Stafa, raporton se kërkesë kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë.

Ndryshe nga herët e kaluara, Veliaj ishte në zyrë në kohën kur u zhvillua tubimi i opozitës.

Ndërkohë, policia ishte vendosur gardh para godinës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: