Endri Shabani nga Nisma Thurje në rubrikën “Opinion” në News24 tha se nuk i bashkohet protestave të Sali Berishës dhe Ilir Metës pasi ngrihen mbi një mashtrim të publikut duke i thënë se do bjerë qeveria.

Shabani tha se nuk do ti bashkohet as protestës së 7 tetorit.

“Kam vite që nuk i dëgjoj as Sali Berishën as Edi Ramën. Ka deputetë që flasin për hallet e qytetarëve dhe këta i dëgjoj me vëmendje. Pyetja që kam është për çfarë proteston Sali Berisha, është kundër Edi Ramës?

Ato janë bashkë, kanë votuar Kodin Zgjedhor, kanë votuar amnistinë, sërisht bashkë duan të sulmojnë SPAK. Berisha duhet të sqarojë me kë e ka luftën, pasi unë mendoj se e ka me Perëndimin”, tha Shabani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb