Në prill të vitit 1997, teksa Shqipëria gjendej e zhytur në kaos për shkak të shembjes së firmave piramidale, Leka Zogu mbërriti në Tiranë.

Ai mori pjesë në fushatën elektorale për zgjedhjen e formës së regjimit në Partinë e Legalitetit duke shkuar pothuaj në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Në këto zgjedhje monarkia fitoi 36% të votave sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky rezultat u shpall i falsifikuar nga Leka Zogu.

Nisur nga kjo, tri ditë pas zgjedhjeve, Partia e Legalitetit organizoi një miting-protestë, ku simpatizantët e saj, bashkë me Leka Zogun, marshuan drejt qendrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pati edhe konfrontime me policinë, shkruan Panorama. Pak ditë më pas, u hap një proces hetimor ndaj Leka Zogut, por më vonë, ai përfitoi një amnisti falë së cilës e gjithë familja Zogu mundi të kthehej përfundimisht në atdhe, në qershor të vitit 2002.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: