Ditën e djeshme u mbajt protesta e shtatë e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D”.

Edhe ajo protestë pati tensione, me protestuesit që hidhnin, molotov drejt godinës së bashkisë dhe tentuan të shqyejnë gardhin metalik.

Mbi ngjarjet e djeshme, policia ka vënë në hetim 12 protestues, mes të cilëve edhe Adriana Kalaja, Tedi Blushi dhe Klevis Balliu.

Kalaja është vënë nënë hetim në lidhje me akuzën për “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: