TIRANË- Dy persona janë shoqëruar nga policia, pas protestës së mbajtur sot nga opozita e bashkuar.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se protestuesit e shoqëruar kanë hedhur molotov dhe shashka në drejtim të Kryeministrisë.
Kujtojmë se në fund të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në protestë kishte tensione.
Disa protestues hodhën flakadanë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa u thyen edhe barrikadatat metalike që mbronin institucionin./Balkanweb/