Analisti Agim Baçi në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar protestën e opozitës tha se mosbindja civile mund të bëhet nga sindikatat, por jo nga partitë politike.
Baçi tha se opozitës apo kreut të PD-së, Sali Berisha, mund ti ketë pëlqyer si slogan “mosbindja civile” por nuk mund të bëhet mosbindja civile nga partitë politike.
“Berisha e njeh stilin e ekstremit, po synon të forcojë çdo forcë të mundshme rreth Partisë Demokratike.
Po kur nuk u rrëzua Sali Berisha në 2011 pasi u vranë 4 protestues, si mund të rrëzohet sot Edi Rama?
Si do të bëhet mosbindja civile, do dalë PD duke i thënë njerëzve mos paguani dritat, ujin, taksat? Nuk shkon kjo.
Në Francë apo vende të tjera ka pasur protesta, edhe të dhunshme, por kanë qenë sindikatat, nuk kemi parë ndonjë parti politike që të dalë”, tha Baçi.