Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar nga protesta e opozitës se policët e vendosur përballë protestuesve janë pa numra identifikimi.
Bardhi supozoi se ata mund të jenë “të dërguar të bandave” për të dhunuar deputetët e opozitës ose popullin opozitar, ose “patronazhistë”.
Ai theksoi se nuk lejohet që policët të jenë pa numra identifikimi në tubime.
“Policët janë pa numër identifikimi. Mund të jenë të dërguar të bandave për të dhunuar deputetët dhe popullin opozitar ose patronazhistë që u kanë vënë uniformën. Me ligj nuk lejohet në tubim asnjë punonjës pa numër identifikimi. Të gjithë të rinjtë mbrapa janë pa numra identifikimi, që do të thotë se janë ushtarë të bandave që u kanë veshur uniformë policie”, tha ai.