TIRANE – Prej më shumë se 45 minutash, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në një takim me dyer të mbyllura me aleatët e tij parlamentarë.

Gazetarja Elda Menga raporton për BalkanWeb nga ambientet e jashtme të selisë së PD-së, se në këtë takim mungon vetëm kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Mungesa e tij nuk ka lidhje me mosdakordësim qëndrimesh me idetë e Lulzim Bashës, por se ndodhet jashtë Shqipërisë.

Në këtë takim, Basha pritet t’u komunikojë aleatëve datën dhe detaje në lidhje me protestën e parlajmëruar të janarit.

Gazetarja Menga zbuloi pak më herët për BalkanWeb, se vendimi për zhvillimin e protestës më datë 27 janar, është marrë që ditën e djeshme në takimin mes Bashës e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: