TIRANE-Të tjera detaje zbulohen nga takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me nënkryetarët e partisë, Edi Paloka, Edmond Spaho, sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretarin organizativ Eno Bozdo.

Burime nga PD bëjnë me dije për “BalkanWeb” se në takim është vendosur që sot në orën 10:00 të paradites, Basha do të zhvillojë një takim tjetër me aleatët parlamentarë për të përcaktuar datën e protestës së opozitës.

Gazetarja Elda Menga duke iu referuar burimeve nga PD bën me dije për “BalkanWeb” se në takimin që do të zhvillohet sot, Basha ka thirrur edhe kreun e PAA, Agron Duka.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Basha zhvilloi një takim në selinë e PD edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si dhe me Petrit Vasilin, takim që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb