Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga molotovi i hedhur vetëm disa momente më parë në hyrjen e selisë së PS nga protestuesit e opozitës.

Edhe pse jo prezent fizikisht, Berisha ka reaguar duke u shprehur se beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon.

Protestuesit e opozitës janë ende në rrugë dhe po vijojnë protestën e tyre, pasi fillimisht janë zhvendosur nga kryeministria, drejt selisë së PS e më pas te Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb