Në përfundim të protestës së organizuar mbi vendmin e qeverisë për mbylljen e TikTok, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shfaq i ekzaltuar nga fjalimet e mbajtura nga të rinjtë.
Ai tha se fjalime të tilla kishte dëgjuar në protestat e viteve ’90.
Kryedemokrati u shpreh se kryeministri Edi Rama u damkos si armik i egër jo vetëm i TikTok por i të gjithë shqiptarëve.
“Ju i dëgjuat fjalët e të rinjve, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë dhe zemrat rinore, Sot Rama u damkos si armik i egër jo vetëm i TikTok por armik i egër i lirisë, të rinjve shqiptarë. U damkos si biri i të atit…
…Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen më fisnike, do të thosha më magjepsëse, do të thosha më të fuqishme, më pasionante.
Fjalë të tilla për fjalën e lirë janë të denja për të gjitha kohërat.
Për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen.
Gjithçka do e vendosin të rinjtë.
Ishte protesta e tyre siç e patë ju.
Unë isha një pjesëmarrës në këtë miting që për nga cilësia, po u garantoj, krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët liberatorë u kthyen nga pallati presidencial dhe erdhën fitimtar në sheshin e Qytetit Studenti.
Dhe aty ata mbajtën fjalët më mbresëlënëse që unë kam dëgjuar ndonjëherë.
Pra, tani të themi, në 35 vite, këto ishin fjalimet më mbresëlënëse për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Të rinjtë e fituan betejën sonte”, tha ai.