Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, gjatë protestës së mbajtur para Bashkisë së Tiranës, tha se reforma në drejtësi ka kapitulluar pa kushte.

Blushi theksoi se Presidenti i PL-së, Ilir Meta u rrëmbye nga një bandë horrash, sikundër konsideroi ai punonjësit e BKH-së dhe Operacionales në Policinë e Shtetit, ekzekutoi vendimin e GJKKO-së, e cila kishte caktuar masën e arrestit me burg për ish-Presidentin. Blushi ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, që e ka cilësuar si një njeri pa shtyllë kurrizore.

Blushi tha se Dumani është është një xhelat për llogari të Edi Ramës, sepse mendojnë se duke izoluar politikisht Berishën dhe Metën të fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

“Edhe një përshëndetje për Presidentin e Partisë së Lirisë që po ndjek. Të dashur miq rrëmbimi i Presidentit nga kjo bandë horrash, nga kjo bandë terroristë, nuk është gjë tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në Drejtësi.

Tashmë është e qartë se arrestimet politike i urdhëron Edi Rama. Është e qartë se burgosja e Presidentit të PL, e liderit të historik të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi.

Madje, më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Sepse edhe terrenin e Klubit Partizani e ka firmosur Edi Rama. Për këtë është sot Sali Berisha i burgosur politik. Për Ilir Metën, madje edhe nje ligj për të cilin akuzohet edhe ata e ka propozuar dhe e ka votuar Edi Rama.

Është shumë e vërtetë se koha e fjalëve ka mbaruar. Dumani është një qenie pa shtyllë kurrizore, sot është një xhelat për llogari të Edi Ramës. Sepse mendojnë se duke izoluar politikisht Berishën dhe Metën të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Edhe nga aty ku janë atë të çmontojë për 24 orë. Është koha të organizohemi me fort se kurrë. Ndaj të bëhemi gati e të përballemi me këtë bandë horrash”, tha Blushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: