Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga protesta e opozitës theksoi se nuk do të ndalen tubimet deri në dorëheqjen e Veliajt.

Ai tha e Bashkia e Tiranës do të nisë punën vetëm kur të arrestohet Veliaj dhe Rama.

“Vetëm kur SPAK të arrestojë Edi Ramën dhe Erion Veliaj mund të thuhet se ky institucion ka nisur të punoje. SPAK është sot aleat në bashkëqeverisje me Edi Ramen dhe Erion Veliajn, është partneri i tyre në krim Në asnjë vend të botës demokratike, një hajdut dhe një organizatë kriminale si kjo në bashkinë e Tiranës nuk mbrohet me forca speciale policie dhe nga një drejtësi e kapur. Të gjithë ata që entuziazmohen nga rezultatet e drejtësisë me regji, ju themi e keni gabim. E keni gabim sepse një organizatë kriminale ka kryetarin e saj, dhe kjo në bashkinë e Tiranës ka një kryetar dhe ky është Erion Veliaj.

Nuk ka drejtësi duke arrestuar vetëm drejtorë dhe ish-ministra që me ndërgjegje bëjnë burgun për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. SPAK mund të përgëzohet vetëm atëherë kur të arrestojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ndryshe kemi të bëjmë me një strukturë drejtësie të kapur nga Rama, aleate me të dhe Veliajn dhe partnerë të tyre në krim.

Nuk ka drejtësi në këtë vend pa ndaluar dy kokat kryesore të krimit të organizuar, pa arrestuar Erion Veliajn, i cili duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë. Pa arrestuar Edi Ramën që ka firmosur 17 vendime për inceneratorët për dy orë. Në ç’vend demokratik ndodh kjo, që kjo drejtësi nuk sheh krimet, që kjo drejtësi mbyll sytë para kullave të drogës dhe mafies së plehrave dhe inceneratoreve qe ka marrë peng Bashkinë e Tiranës.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb