Endri Xhafo, drejtues i emisionit “Log.” në News24, në rubrikën “Opinion” duke folur për protestën e së hënës të opozitës tha se evidentoi një dendësi të madhe të forcave policore që ishin stacionuar në sheshin “Nënë Tereza”.

Xhafo tha se zemërimi i pjesëmarrësve në protestë shpërtheu shpejtë, duke mos i dhënë mundësi familjarëve që të shprehnin revoltën e tyre.

“Në momentin që u hodhën molotovët, kjo pjesë e qytetarëve, u largua shpejt”, tha Xhafo.

Ai tha se strategjia e përdorur nuk ishte menduar mirë, por mendoj se ata që e organizuan nuk e kishin protestën për shqiptarët, por për ndërkombëtarët.
Xhafo tha se termi i mosbindjes civile nuk i shkon kësaj situate, por është hapi i parë që paralajmëron se do të kemi një seri protestash të tilla, me qëllim për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve se këtu në Shqipëri ka një problem.

I pyetur nëse opozita mund të arrijë objektivin e saj për një Qeveri teknike, Xhafo tha se kjo mund të arrihet vetëm me një presion të ndërkombëtarëve. “Në 2017 u arrit një marrëveshje për qeveri teknike, por mendoj se sot Edi Rama ka një raport më të fortë me ndërkombëtarët”, tha Xhafo.

Gazetari tha se protesta gjeti një pasqyrim në mediat ndërkombëtare dhe sipas tij kjo është një arritje për opozitën shqiptare lidhur me rrugën për ndërgjegjësimin e ndërkombëtarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb