Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë selinë e PL-së së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj partie për t’iu bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë.

I pyetur nga mediat gjatë marshimit drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Meta u shpreh se protesta e opozitës do të vijojë deri në arritjen e objektivave të saj.

Këto të fundit sipas tij përfshijnë “përmbysjen e narkoshtetit” dhe “zgjimin e njerëzve për të rivendosur drejtësinë”.

“Pritshmëritë duken, bulevardi është plot, njerëzit janë të revoltuar.

Reagimi i tyre është i qartë dhe të vijojë deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste. Objektivat përfshijnë përmbysjen e narkoshtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë sidomos pas dënimit politik të deputetit Ervin Salianji”, tha ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb