Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej disa javësh, e konsideroi si një ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët, protestën e thirrur nga opozita në kuadër të “mosbindjes civile”.

“Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Në vijim ai dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve paqësorë dhe drejtuesve të opozitës.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën.

Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen!

Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb