Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike do të protestojë edhe nesër më 25 prill, në orën 18:00.

Detajet e protestës që kësaj here do të shtrihet në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor, i bën të ditura për “BalkanWeb” gazetari Klajdi Bodlli.

Kështu, do të protestohet në të njetën orëtek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, do të protestohet në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në Autostradë në Milot.

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja
Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja.

Durrës
Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë

Elbasan- Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli

Fier- Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu

Milot- Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj

Nuk është e qartë se sa do të qëndrojnë protestuesit në këto akse dhe si do të vijohet trafiku.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: