Opozita dhe mbështetësit e saj vijojnë protestën në Tiranë, ndërsa janë larguar nga godina e Bashkisë së Tiranës, ku pati një përplasje të fortë mes forcave të rendit dhe një grupi protestuesish.

Për shkak të përplasjes, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion në drejtim të protestuesve, duke shkaktuar probleme tek disa pjesëmarrës përfshi edhe deputetët demokratë që udhëheqin protestuesit.

Ka qenë një komunikim mes Flamur Nokës, Gazment Bardhit, Belind Këlliçit, Edi Palokës dhe Lefter Gështenjës, dhe më pas një zhvendosje të protestuesve, por ende nuk dihet se ku mund të ndalen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb