TIRANE

Ka zgjatur rreth 3 orë protesta e sotme e opozitës para Parlamentit, ndërsa nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Goma të djegura, tymuese, shashka dhe gaz lotsjellës ishte panorama që shoqëroi protestën e sotme.

Policia hodhi vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët riktheheshin sërish dhe në disa raste kanë tentuar të cajnë kordonin me qellim hyrjen në Parlament, aty ku zhvillohej seanca plenare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protestuesit kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”. Pas mbylljes së seancës plenare, është mbyllur edhe protesta e opozitës. Gjatë fjalës së tij para simpatizantëve tek selia e PD, Lulzim Basha akuzoi policinë se ushtroi dhunë dhe paralajmëroi mosbindje civile nga jugu në veri.

Kryemadhi

Opozita vendosi të protestojë sot sapo Konferenca e Kryetarëve mori vendim të zhvillonte seancën e së enjtes së kaluar pasdite në orën 17:00. Megjithëse ishte një protestë e paparalajmëruar dhe pa marrë leje Policia e Tiranës kishte marrë gjithë masat për mbarëvajtjen e saj dhe sigurinë e institucionit të parlamentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 Përfundon protesta e opozitës para Parlamentit

Ora 19:50 Me mbylljen e seancës plenare është mbyllur edhe protesta e opozitës para Parlamentit. Deputet e mazhorancës kanë dalë nga ana e Kalasë së Tiranës duke shmangur përplasjen me protestuesit. Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa është hedhur edhe gaz lotsjellës disa herë.

Protestuesit ulen këmbëkryq Parlamentit: Nuk largohemi

Ora 18:49 Protestuesit janë ulur këmbëkryq para parlamentit për të përcjellë mesazhin se nuk do të largohen por se nuk duan konfrontim.

Kjo është një metodë që përdoret gjerësisht nga protestuesit në botë por në Shqipëri nuk përdoret nga partitë politike. Qytetarët kanë kënduar këngë dhe kanë bërë thirrje “Rama ik!”. Protestuesit thonë se nuk do largohen deri sa Rama të largohet.

Policia thirrje protestuesve: Jo dhunës, do përgjigjemi

Ora 17:59 Protestuesit kanë hedhur ujë, kapsolla dhe bidona të mbushur me sodë kustike në drejtim të kordonit të policisë.

Pas këtij veprimi policia u ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të ndërpresin veprimet e dhunshme, pasi do zbatojnë ligjin.

“Mos godisni Policinë. Ndërprisni veprimet e dhunshme dhe ruani qetësinë. Veprimet qe po kryeni përbejnë vepër penale. Policia do te zbatoje ligjin”- ka thërritur policia me megafon.

Salianji: Sot është një betejë tjetër për liri e demokraci

Ora 17:50- Ish-deputeti i PD Ervin Salianji nga protesta para parlamentit akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur vota me Dakon, Bajrat etj.

Ai tha se sot është një tjetër betejë për liri e demokraci, një betejë që sapo ka nisur.

“Ne kërkojmë ulje taksash. Ramës nuk i intereson se Rama i merr votat me Bajrat, me Dakot. Rama i ndan paratë me Vilma Nushin. ne kërkojmë që shqiptarët të kenë punësim në këtë vend dhe jo të largohen 400 mijë. Sot nuk është fundi i betejës. Sot është një betejë tjetër për liri e demokraci, betejë që sapo ka nisur”, deklaroi Salianji.

Tensione tek parlamenti, protestuesit djegin goma

Ora 17:29- Disa protestues kanë djegur goma makinash tek Parlamenti.

Idrizi-Ramës: Burrat dinë ta lënë pushtetin, diktatorët rrëzohen

Ora 17:25- Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i është bashkuar protestës së opozitës para parlamentit. Në fjalën e tij para protestuesve, Idrizi apeloi kreun e qeverisë të largohet ndërsa tha se : Burrat dinë ta lënë pushtetin, diktatorët rrëzohen, ndërsa diktatorucët arratisen e kërkojnë azil

Kryemadhi: Zgjodhëm të lëmë çdo gjë për të treguar se Rama është vetëm

Ora 17: 22 “Ju drejtohem sot socialistëve të ndershëm që janë pa punë dhe u janë larguar fëmijët në emigracion. Sot prezenca jonë nuk është vetëm për sot. Ne do ta rrethojmë çdo ditë Parlamentin sa herë që ata duan të bëjnë seanca. Ne zgjodhëm të ishim si ju dhe të dilnim në shesh si ju. Ne zgjodhëm të lëmë çdo gjë për të treguar se Rama është vetëm. Ai i ka kundra edhe ata deputetët që ka në Kuvend”- tha Kryemadhi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Basha: Klikës kriminale i erdhi fundi, është ora e të vërtetës

Ora 17:20- Gjatë fjalës së tij në protestën para Parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtin të qeverisë dhe kryeministrit Ei Rama. Basha tha se qeveria ndryshoi ditën e seancës plenare sepse kanë frikë, ndersa sipas tij klikës kriminale i  ka ardhur fundi.

“Sot ajo godinë nuk është Kuvendi i Shqipërisë, por banda e hajdutëve që ka marre peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje anti-kushtetuese dhe futën duart në kutitë e votave dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit. Ato karrige nuk përmbajnë asgjë sepse pushteti i takon popullit. Ne kishim njoftuar protestën e radhës për të enjten, por nga tmerri i frikës ata ndryshuan orarin sepse mendojnë se mund ti shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Fundi i ka ardhur klikës kriminale. Ora e të vërtetës ka ardhur”- tha Basha.

Basha dhe Berisha dalin nga selia e PD, i bashkohen protestuesve

Ora 17:00– Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë dalë nga selia e PD dhe i janë drejtuar protestës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se plani i masave të zbatuar është i ngjashëm me protestat e mëparshme të opozitës por vërehet një numër më i vogël policësh. Është formuar një kordon me punonjës rendi përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me maska kundër gazit. Po kështu vërehet se mungojnë policët femra. Në vijë të dytë janë pozicionuar forcat “Shqiponja” ndërsa pranë godinës së parlamentit është vendosur Garda e Republikës. Në rrethimin e xhamisë së Namazgjasë janë pozicionuar FNSH-të, zjarrfikëset dhe autoambulancat. Në godinat e larta pranë parlamentit janë forcat RENEA.

Fnsh
Fnsh

Kjo është protesta e tretë brenda muajit shkurt e opozitës së bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore që do i sigurojë vendit zgjedhje të lira e të ndershme. Të gjithë deputetët e opozitës u dorëhoqën nga mandati i tyre në shenjë proteste kundër maxhorancës dhe duke e konsideruar një masë drastike në situatë drastike.

(m.k/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb