TIRANE

Policia e Tiranës ka bërë bilancin pas protestës së opozitës sot para parlamentit. Policia bën me dije se ka arrestuar 6 protestues, ka proceduar në gjendje të lirë 17 të tjerë si dhe ka shpallur në kërkim 6 protestues.

Sipas policisë, është proceduar penalisht gjithashtu edhe Gazmend Bardhi si organizator i protestës. Personat akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi nga policia: 

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb