Në orën 17:00 në 6 pika të ndryshme të vendit opozita do të protestojë në kuadrin e mosbindjes civile.

Gazetarët e News24 kanë raportuar mbi atë se çfarë po ndodh në të 6 pikat ku është njoftuar grumbullimi i mbështetësve të opozitës.

Gazetari Enrik Mehmeti në një raportim për News24 tha se në Levan, një nga 6 pikat ku do të protestohet, janë pozicionuar mbi 60 forca policore.

Gazetari tha se në këtë pikë do të grumbullohen demokratët nga Vlora dhe Fieri, ndërkohë që do të ketë një shpërndarje të protestës në 3 pjesë, duke bllokuar edhe autostradën. Sipas tij, kjo mund të shkaktojë edhe tensionet.

Gazetari tha se gjithashtu të pranishëm janë forcat e FNSH, që janë me pajisjet mbrojtëse, në rast se do të ketë përplasje. Ai raportoi se në vend ndodhen edhe zjarrfikëset dhe ambulanca. Në raportimin e tij gazetari tha se forcat e FNSH do të ndërhyjnë nëse ka një precipitim të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb