TIRANE

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet  e tyre si çdo ditë.  Një qytetar u ndal te protesta e paralajmëruar e opozitës, e cila sipas tij nuk sjell asgjë të re dhe vetëm riciklim të pushtetit. Ndërkohë një tjetër  shprehu pakënaqësinë që protesta organizohet nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 Qytetari 1: Ka lajmëruar opozita një protestë. Unë mendoj që kjo protestë nuk sjell asgjë të re, por gjëra të panjohura. Jo se përdoret në favor të popullit, e gjitha klasa politike është e ndyrë në krime. Protesta është e nevojshme se ka mjaft probleme në Shqipëri. Ne jemi në një krizë morale, por mbrapa kujt do shkojmë. Kjo do të sjellë riciklim të pushtetit në krye të qeverisë. Këto vijnë vetëm për karriket e tyre.

Qytetari 2: Mirmëngjes Bashkim. Fola vetë për protestën e opozitës më 16 shkurt. Sikur ta japi protestën shoqëria civile nuk do ta pranonte Tirana, por nuk jam dakord që të dalim në protestë për Monën dhe Lulin.  Populli ka nevojë për protestë, për shoqëri civile, por jo për Monika Kryemadhin apo Lulzim Bashën nuk del kush në protestë.

Qytetari 3: Alo Bashkim, mirmëngjes. Jam një qytetar nga Durrës. Problemi është se në Durrës, rrugë nuk ka , kanalizime jo, ndriçim jo. Një investim për të qenë realist  po bëhet. Asgjë nuk ka, nuk e di këtu është bërë.

Qytetari 4: Kisha diçka për qeverinë tonë. Gjynah për pensionistët. A kanë mundësi pensionistet të bëjnë falas kartën e identitetit. I ropën të gjallë.

Qytetari 5: Mirmëngjesi Bashkim, jam shumë dakord për shumë parafolës, që folën në drejtim të të drejtave të pensionistëve që janë në nevojë. Ajo karta e identitetit të bëhet falas, nuk kemi mundësi. Kur e kem e bërë para 10 vitesh falas e kemi bërë. Që në 2006 që kemi marrë ato letra, ato më thonë që nuk është kurrkund dosja jote. 5 herë kam çuar letra dhe humbin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: