TIRANË

Një ditë pas protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar policia ka nisur procedimet penale. Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe nuk ka persona që janë arrestuar por vetëm të proceduar në gjendje të lirë.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia, raporton për “BalkanWeb” se Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 15 persona të cilët dyshohet se hodhën mjete të forta e piroteknike drejt punonjësve të policisë në protestën e tetë kombëtare të opozitës që u mbajt dje para kryeministrisë e parlamentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb