TIRANË

Të arrestuarit pas protestës së opozitës kanë dalë sot në gjykatë për masën e sigurisë e cila ka vendosur të lërë në burg vetëm 3 nga 37 prej tyre. Për 2 të tjerë vendosi ‘arrest shtëpie’ dhe 32 të tjerët ‘detyrim paraqitje’.

Kështu Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Armando Gecaj, Edmond Bushin dhe Eneid Gjatën.

Prokuroria kërkoir burg për 16 prej tyre, ndërsa për 21 të tjerët ‘detyrim paraqitje’.
37 persona u arrestuan pas protestës së opozitës së bashkuar, e cila u mbajt tre ditë më parë para godinës së kryeministrisë ndërsa dhjetëra të tjerë u [proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Për të ndjekur këtë proces ishin në ambientet e Gjykatës Penale edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Këta të fundit pretendojnë se protestuesit janë arrestuar pa asnjë provë, por thjesht pse protestojnë dhe shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes së kryeministrit, Edi Rama. Krahas të arrestuarve, Policia njoftoi se ka proceduar në gjendje të lirë edhe 23 protestues, mes tyre edhe Gazmend Bardhin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb