TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me një grup ekspertësh të institucionit monitoroi protestën e organizuar sot nga opozita.

Pas interesimit të gazetarëve Avokati i Popullit u shpreh: “Vlerësoj sjelljen paqësore të qytetarëve. Deri tani kjo protestë ka qenë tërësisht paqësore dhe pa probleme. Detyra jonë është që të monitorojmë sjelljen e institucioneve shtetërore dhe Policisë së Shtetit në protesta. Dhe për këtë rast më lejoni të shpreh vlerësimin edhe për institucionet shtetërore si dhe Policinë e Shtetit që menaxhuan situatën në mënyrë tërësisht profesionale”.

Avokati i Popullit do të vijojë të kryejë të gjitha detyrat që i ngarkon ligji dhe Kushtetuta në mënyrë të paanshme dhe krejtësisht të pavarur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb