TIRANE

Pak minuta para nisjes së protestës së dhjetë të opozitës së bashkuar dhjetëra forca policie kanë rrethuar Kryeministrinë.

Efektivët mbajnë në duar maska kundër gazit, bombola të vogla dhe mbrojtëse. Makina policie dhe efektivë janë vendosur nga të gjitha anët e Kryeministrisë për të mbajtur të paprekur godinën.
Nuk dihet nëse do të jetë e qetë si e kaluara kjo protestë apo do të ketë dhunë, ndërkohë që policia duket e pajisur mirë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “News24” se janë 1300 forca policie që ndodhen në sheshin përpara Kryeministrisë, por edhe institucionet e tjera që ndodhen shumë afër godinës kryeministrore.

Ajo tha se në tarracë janë të vendosura FA dhe snajperistë. Ndërkohë që janë në funksion edhe kamerat me rezolucion të lartë, si në protestat e kaluara. Ka barriera metatlike që janë vendosur pranë Kryeministrisë.

Në brezin e parë do të ketë policë që nuk janë të pajisur me armë. Përpara kryeministrisë ka edhe një tribunë dhe pritet të përdoret për mbajtje fjalimesh. Kjo është protesta e parë e opozitës pas dështimit në zgjedhje. Policia ka dhënë leje deri në orën 22:00 për zhvillimin e protestës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb